Studentët vijojnë ngujimin te Drejtësia dhe Shkencat Sociale

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 18:03 | Aktualitet
Studentët vijojnë ngujimin te Drejtësia dhe Shkencat Sociale

Edhe këtë fundjavë, në Fakultetin e Drejtësisë nuk bëhet mësim. Fasha “bojkot” ende valëvitet në hyrje, e studentët vijojnë të hyjnë nga dritarja.

Të ngujuar që në ditët e para të janarit, ata që gjenden brenda këtyre ambienteve, kanë mbyllur dyert edhe për ata që duan të zhvillojnë mësim, e që janë detyruar t’i kthejnë ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në auditorët e tyre.

Ndonëse dekanati ka bërë thirrje që të lirohen ambientet që mbahen peng, në këtë fakultet shtohen vetëm akuzat dhe mesazhet që të ngujuarit lënë në xhamat e dyerve dhe dritareve.

Edhe hyrja e Fakultetit të Shkencave Sociale është pushtuar nga mesazhet kushtuar politikës, por në ndryshim nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë, ata janë të unifikuar. Nuk do të ketë mësim edhe këtë javë. Pedagogët nga dje janë bërë bashkë me ta në protestë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos