Studenti i ve flakën vetes në universitet, akuzon Macron…

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 09:10 | Bota
Studenti i ve flakën vetes në universitet, akuzon Macron…

Një student francez 22-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi i vuri flakën vetes. I riu postoi në rrjetet sociale problemet e tij financiare, vetëm disa orë përpara se të kryente aktin e rëndë para mencës së universitetit në Lion.

Ai fajësonte presidentin Macron, dy paraardhësit e tij, lideren e të djathtës Le Pen dhe Bashkimin Evropian, se ishin përgjegjës për vdekjen e tij. Ekipet e ndihmës së shpejtë bëjnë me dije se djali ka pësuar djegie në 90% të trupit. Studenti që ndiqte universitetin e dytë të Lionit, shkroi në Facebook se nuk kishte më mundësi të paguante detyrimet financiare prej 450 eurosh në muaj.

“Le të luftojmë kundër ngritjes së fashizmit, i cili vetëm na përçan.. dhe liberalizmit që krijon pabarazi. Akuzoj Macron, Hollande, Sarkozy dhe BE për vrasjen time, për krijimin e pasigurive për të ardhmen e të gjithëve. Gjithashtu akuzoj Le Pen dhe mediat për krijimin e situatave të frikës”, shkruante 22-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos