
Kapiteni i një jahti është arrestuar nga autoritetet britanike pasi ndihmoi tetë emigrantë shqiptarë të futeshin në ishull në mënyrë të paligjshme.
Mjeti i tij lundrues u pikas nga një varkë e Forcave Kufitare dhe një helikopter i Rojes Bregdetare pranë brigjeve jugore të Britanisë dhe u dërgua në portin e Portsmuthit. Personat në bord, shtatë të rritur dhe një fëmijë, iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit, raporton BBC.
Kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar, akuzohet për lehtësim të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme. (A2 Televizion)