Ndërsa Ballkani vuan të nxehtin, rajone të Italisë dhe Spanjës, janë mbërthyer nga moti i keq.
Stuhitë e befta të cilat po godasin Lombardinë që prej fillimit të verës, shkaktuan dëme të rënda. Erërat e forta shembën çatitë e godinave të ndryshme e rrëzuan pemë.
Stuhi të dhunshme, me reshje të dendura dhe erëra të forta goditën gjithashtu disa zona të Katalonjës. Video të postuara në rrjetet sociale treguan rrugët e mbushura me baltë pas stuhive. (A2 Televizion)