Shoqata Mbretërore Meteorologjike në Angli ka shpallur fituesit e konkursit të përvitshëm të fotografive të motit. Vendin e parë e fitoi Rudolf Sulgan me një fotografi të Nju Jorkut të mbuluar nga një stuhi bore. Mes fotografive të tjera më të bukura, të publikuara së fundmi, është edhe një pamje spektakolare e liqenit Bajkal në Siberi, liqeni më i thellë në botë.
Shfletoni galerinë me fotografi nga vende të ndryshme të botës, nga Kroacia, në Vietnam, për të parë të fiksuara përjetësisht disa nga kapriçot më spektakolarë të motit. (A2 Televizion)