
Dy transeksualë janë në mesin e dhjetë njerëzve më të votuar, në zgjedhjet e djeshme administrative në Brazil, për postin e këshilltarit të qytetit në Sao Paulo, zona elektorale më e madhe në vend. Në vendin e gjashtë Erika Hilton, kandidate e Partisë Socialiste dhe Lirisë me 50,477 vota, ndërsa aktori Thammy Miranda, i Partisë Liberale u rendit i nënti me 43,297 vota.
Këshilli i qytetit të Sao Paulos nuk ka pasur kurrë një përfaqësues transgjinor. "Ne fituam! Gruaja e me ngjyrë dhe transgjinore zgjidhet këshilltarja më e votuar e qytetit! Feministe, anti-raciste, LGBT dhe PSOL! E para në histori", ka deklaruar Hilton. Nga ana e tij, Miranda, djali i këngëtarit Gretchen, shkroi në rrjetet sociale se ai do të jetë një përfaqësues i "pulsit dhe guximit" në këshillin e qytetit.
"Mandati im do të jetë pjesëmarrës, bashkëpunues, ky është një mandat në të cilin do të merrni pjesë me mua. Unë ju dua të gjithëve", shtoi artisti.
I shtati më i votuari në garën për këshillin e qytetit të Sao Paulo rezultoi gjithashtu kandidatura kolektive e grupit feminist, të lidhur me PSOL, i cili fitoi 46,242 vota dhe ka ndër radhët e tij Carolina Iara, një transgjinore me ngjyrë dhe me HIV pozitiv.
Sukses për botën LGBT edhe në Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais, ku mësuesja transeksuale Duda Salabert, e Partisë Demokratike të Punës me 37,613 vota tejkaloi vendin e dytë, Nikolas Ferreira, i Partisë Braziliane të Rinovimit të Punës. Ndërsa Aracaju, kryeqytetin e Sergipe, do të ketë transeksualin e parë të zgjedhur në këshillin e qytetit, që është Linda Brasil, nga PSOL.
Ndërkaq kandidatët e mbështetur nga presidenti i djathtë populist Jair Bolsonaro, pësuan humbje në qytetin më të madh të vendit të Sao Paulo dhe zona të tjera përreth kryeqytetit.
Bolsonaro, i cili nuk ka asnjë parti zyrtare politike, ka qenë nën kritika këtë vit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)