Sulm i armatosur në një supermarket në Kolorado, vriten 10 persona, mes tyre një polic

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 08:30 | Bota

10 persona mbetën të vrarë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi edhe policin e parë që mbërriti në vendin e ngjarjes, teksa një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e vogël të Boulder, rreth një javë pas sulmeve në 3 SPA në Atlanta, ku 8 persona humbën jetën.

Policia e arrestoi agresorin e dyshuar, por ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë, dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos