Sulm me armë në një spital në Oklahoma, raportohen viktima

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 07:41 | Bota
Sulm me armë në një spital në Oklahoma, raportohen viktima

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një spital të Tulsës në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia bën me dije se mes viktimave është dhe autori i krimit, i cili pas ngjarjes dyshohet se qëlloi veten.

Shkaqet e sulmit janë ende të paqarta, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet më tej për shkak të numrit të lartë të të lënduarve.

Sipas policisë, autorit iu gjet në vendngjarje një pushkë automatike dhe një pistoletë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos