Sulmet në Siri, qindra familjarë të militantëve të ISIS largohen nga kampi

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 18:16 | Bota

Qindra shtetas të huaj, që kanë lidhje me ISIS, kanë ikur nga një kamp në veri të Sirisë, teksa ofensiva ushtarake e Turqisë në këtë shtet po vazhdon.

Lajmi raportohet nga zyrtarët kurdë, të cilët thanë se të ndaluarit sulmuan portat e kampit Ain Issa, teksa luftimet po vazhdojnë në afërsi të kampit.

Turqia nisi ofensivën në veri të Sirisë, vetëm pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mori vendim që të tërheqë trupat amerikane nga kjo zonë.

Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë në Siri si terroristë dhe thotë se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky që për vite të tëra zhvillon kryengritje brenda Turqisë. Vendimi për nisjen e ofensivës turke është kritikuar nga shumë vende perëndimore dhe SHBA-ja, po ashtu edhe Bashkimi Europian, e kanë kërcënuar Ankaranë me vendosje të sanksioneve.

Kampit Ain Issa ka strehuar me mijëra “familjarë” të luftëtarëve të ISIS

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 130 mijë persona janë zhvendosur nga Siria, që nga përshkallëzimi i dhunës. Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel përmes një bisede telefonike i ka kërkuar Erdogan-it “ndërprerjen e menjëhershme të operacionit ushtarak” të Turqisë në Siri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos