Sulmohet me dronë kamikazë Zaporizhzhia

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 07:32 | Bota
Sulmohet me dronë kamikazë Zaporizhzhia

Forcat e armatosura ruse sulmuan, mbrëmjen e së enjtes, qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke përdorur kësaj here dronë kamikazë.

Lajmi u dha përmes rrjeteve sociale nga guvernatori i Oblast, Oleksandr Straukh. Si pasojë e këtyre sulmeve, u shkatërrua infrastruktura në dy distrikte në qytetin ukrainas.

Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që prej javësh, Zaporizhzhia është bërë qendra e luftimeve.

Një ditë më parë OKB-ja, deklaroi se e njeh Zaporizhzhia si territor rus, duke refuzuar referendumet për aneksim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos