Biden fal zotëruesit e marihuanës: E klasifikojmë si heroinën, nuk ka kuptim

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 22:09 | Bota
Biden fal zotëruesit e marihuanës: E klasifikojmë si

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur të amnistojë të gjithë të dënuarit për zotërim marihuane.

“Unë po fal të gjitha shkeljet e mëparshme federale të zotërimit të thjeshtë të marihuanës. Ka mijëra njerëz që janë dënuar më parë për posedim të thjeshtë, të cilëve mund t'u mohohet punësimi, strehimi ose mundësitë arsimore si rezultat. Unë po u bëj thirrje guvernatorëve që të falin shkeljet e thjeshta shtetërore të posedimit të marihuanës. Ashtu si askush nuk duhet të jetë në një burg federal vetëm për posedim të marihuanës, askush nuk duhet të jetë në një burg lokal ose burg shtetëror për këtë arsye. Ne e klasifikojmë marihuanën në të njëjtin nivel me heroinën dhe më keq se fentanili. Nuk ka kuptim”, shkruan Biden në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos