
Dita e sotme në Botërorin e Katarit po shndërrohet në burim surprizash. Pas fitores së papritur 1-0 të Kosta Rikës mbi...surprizën Japoni, që kishte tronditur më parë Gjermaninë, ishte radha e Marokut për të mposhtur një nga ekipit më të vlerësuara në fillim të kompeticionit, Belgjikën.
Ekipi afrikan fitoi me rezultatin 2-0, në mënyrë të merituar, pasi ishin ata që kishin rastet më të favorshme.
Gjatë pjesës së parë, Marokut iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të yllit të tyre Ziyech, por është në pjesën e dytë që lojtari i Chelsea dhe shokët e tij shtojnë presionin.
Merita ka edhe trajneri maroken Walid Regragui, që zëvendëson me habi dy nga lojtarët më të njohur, Boufal dhe Hakimi, për Sabiri dhe më pas Aboukhlal, dhe zëvendësuesit e shpërblen atë me dy gola që tashmë e rendisin të parin Marokun në grupin F me 4 pikë në pritje të ndeshjes Kroaci-Kanada. (A2 Televizion)