Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Nga Igli Çelmeta
4 Nëntor 2026, 10:42 | Kronikë

Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur brenda burgut të Fierit në sektorin spitalor, që gjendet në të njëjtin burg, nga sektori A i paraburgimit.

Zhvendosja e Veliajt është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore, shkruan A2.

Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë.

Qëndrimi i tij në sektorin e spitalit do të jetë i përkohshëm, për vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka pohuar se, pas mbërritjes nga IEVP Durrës, ka pësuar një frakturë (krisje) të kockës së këmbës, të shkaktuar gjatë një loje futbolli, dhe se i është vendosur protezë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos