Michael Carrick, njeriu që qëndron pas rilindjes së United

Nga Dea Kozma
4 Nëntor 2026, 10:40 | Futboll

Michael Carrick, njeriu që qëndron pas rilindjes së United

Pas përmbysjes së madhe ndaj Romës, vëmendja shkon edhe te njeriu që drejton Manchester United.

Michael Carrick përjeton një nga mbrëmjet më të rëndësishme në stolin e “Djajve të Kuq”, në një moment kur pozicioni i tij ishte vënë seriozisht në diskutim.

United shkoi në dhomat e zhveshjes në disavantazhin e dy golave, mes pakënaqësisë së tifozëve dhe një loje që linte shumë për të dëshiruar. Por, trajneri arriti të ndryshonte fytyrën e skuadrës në pjesën e dytë, shkruan A2.

Nuk ishte thjesht një triumf në Champions League, por edhe një përgjigje për të gjithë ata që kishin nisur të dyshonin te drejtimi i tij.

Tashmë, kjo mbrëmje mund të shërbejë si pikë kthese për trajnerin dhe skuadrën në vazhdim të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos