Autoritetet vendase, në Filipine, kanë bërë të ditur se tajfuni “Vamco”, që goditi vendin, ka bërë që më shumë se 350,000 njerëz të evakuohen, e ndërsa raportuan 39 vdekje dhe dhjetëra persona të tjerë të zhdukur.
Banorët u larguan nga zonat më të prekura, ato bregdetare dhe të ulëta, para se tajfuni “Vamco” të godiste Filipinet. Tajfuni shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar shtëpitë, bizneset, rrugët e duke lënë pa energji elektrike shumë zona përreth kryeqytetit Filipinas.
Shumë fshatra, u mbuluan nga balta dhe mbeturinat, si pasojë e përmbytjeve të shumta dhe rrëshqitjeve të dherave. Ushtria arriti të shpëtojë mijëra njerëz dhe të shpërndajë ushqime e gjëra të tjera të domosdoshme.
Vendi u godit, në javët e fundit, edhe nga tajfunet “Molave” dhe “Goni” që vranë dhjetëra njerëz dhe shkatërruan me mijëra shtëpi. (A2 Televizion)