Takat në fytyrë, ndërhyrja brutale ndaj portierit

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 09:12 | Futboll

Mbrëmja e djeshme e Europa League na rezervoi një episod brutal, në ndeshjen Rangers-Slavia Prague.

Futbollisti i ekipit skocez, Kemar Roofe, goditi me takë në fytyrë portierin kundërshtar, në përpjekje për të ulur një top të lartë.

Roofe kishte vetëm 7 minuta që kishte hyrë si zëvendësues, kur bëri një nga ndërhyrjet më të rënda që janë parë ndonjëherë, duke e lënë të gjakosur në kokë portierin e ekipit çek.

Arbitri i dha menjëherë kartonin e kuq, ndërsa portieri doli me barelë nga fusha e lojës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Py_UY0vJ25g

A2 CNN Livestream

Latest Videos