Kur gjithçka shkonte mirë për Interin në Serie A, me zikaltrit e Antonio Conte që po dominojnë kampionatin italian, kundërshtari më i frikshëm për momentin duket pikërisht pandemia e COVID-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore dhe vetë ekipit, pas Danilo d’Ambrosio dhe Samir Handanovic, që u infektuan në dy ditët e mëparshme, sot edhe mbrojtësi holandez De Vrij dhe uruguaiani Vecino kanë rezultuar pozitivë.

Si pasojë, autoritetet shëndetësore lokale kanë pezulluar aktivitetin e ekipit për 4 ditë, periudhë që përfshin edhe ndeshjen e radhës që Interi duhet të luante me Sassuolon në San Siro.
Testet do të përsëriten për lojtarët pozitivë dhe shokët e ekipit më 22 mars, para rifillimit të parashikuar të aktivitetit. (A2 Televizion)