Takimi Rama-Basha-Meta, reagon Hajdari: Pazarin ta bëjnë në vilat e tyre gjatë fundjavës, jo në Këshillin Politik

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 16:44 | Politikë
Takimi Rama-Basha-Meta, reagon Hajdari: Pazarin ta bëjnë në vilat

Rudina Hajdari ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se është gati që të marrë pjesë personalisht në Këshillin Politik për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese, bashkë me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Deputetja Hajdari shkroi në rrjetet sociale se “listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashtëparlamentare”, duke shtuar se nëse ata kanë ndryshuar mendje, le të pranojnë propozimin e opozitës parlamentare dhe të rreshtohen me qytetarët.

Por, “nëse ata duan pazar me Edi Ramën, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët”.

“Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikës. Nëse kanë ndryshuar mendje, le të japin OK për propozimin tim dhe të rreshtohen me qytetarët. Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët, të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse janë lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shkruan Hajdari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos