
Mbi dy milionë euro janë vjedhur nga thesari i shtetit të Kosovës. Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati. “Ata dyshohen se duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë mbi 2 milionë euro.
Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit”, bën të ditur policia e Kosovës.
Ndërkohë, janë kontrolluar banesat e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një automjet. Me urdhër të prokurorit, i arrestuari është dërguar në paraburgim. (A2 Televizion)