Taksa për pagat, eksperti: Personat që marrin nën 200 mijë lekë nuk janë shtresë e mesme

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 22:47 | Ekonomi
Taksa për pagat, eksperti: Personat që marrin nën 200 mijë

Për ekspertin e ekonomisë Enea Janko rritja e fashës për pagat e patatueshme deri në 50 mijë lekë në këto kohë krizash është e pandjeshme për familjet shqiptare.

Janko deklaron se edhe persona që marrin deri në 200 mijë lekë nuk mund të konsiderohen shtresë e mesme dhe propozon ulje të taksës deri në 5% dhe për ta, gjë që sipas tij do të çonte në rritje të konsumit dhe rrjedhimisht të të ardhurave në buxhet.

“Jemi në një periudhë, kur kemi rritje të madhe të çmimit që vjen nga importi dhe ulje të kërkesës. Në këto kushte, patjetër që duhet të mendojmë për rritjen e konsumit. Rritja e fashës deri në 50 mijë lekë është varfëri ekstreme. Dhe kjo që quajmë shtresa e mesme deri në 200 mijë lekë për një familje nuk mund ta konsiderojmë shtresë së mesme. Mendoj që duhet të ulim masën e tatimit për këtë shtesë. Deri në 200 mijë lekë taksa duhet të ishte 5%. Kështu do të rrisnim konsumin. Qeveria do t’i merrte lekët me TVSH, biznesi merrte me shumë energji dhe familjet më shumë optimizëm”, tha Janko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos