
Aplikimi i tavanit të interesave të kredive shihet si një vendim i drejtë nga ana e ekspertit për ekonominë, Arbi Agalliu.
Sipas tij, interesat dhe komisionet që aplikojnë sot institucionet e mikrofinancës janë shumë të larta dhe rëndojnë edhe më shumë mbi ata klientë që nuk kanë mundësi tjetër zgjedhje.
Sipas Agalliut, vendosja e tavanit mbi interesat dhe penalitetet është madje një hap i vonuar në realitetin ekonomik vendas.
Agalliu apelon për vëmendje në hetimin e të gjitha praktikave abuzive që shënjestrojnë klientët me kulturë të dobët financiare. (A2 Televizion)