Taylor Swift është bërë gruaja e parë që fiton çmimi “BRITs Global Icon”. Pavarësisht pandemisë, këngëtarja pati prodhimtari gjatë vitit 2020, me dy albume të reja befasuese të publikuara gjatë bllokimit.
Këngëtares së “Shake It Off” do t'i dorëzohet çmimi gjatë shfaqjes së të martës në “London's O2 Arena”, e cila është ngjarja e parë e madhe e mbyllur e muzikës që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë.
Swift, e cila kohët e fundit ka publikuar versionin e ri të këngës së saj 2008 Fearless, është njohur për "ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën, repertorin dhe arritjet e pabesueshme deri më tani", thanë organizatorët
Kantautorja 31-vjeçare është nominuar gjithashtu në kategorinë ndërkombëtare artiste femra solo në “BRIT Awards” të këtij viti.
"Karriera e Taylor është e pashembullt dhe muzika e ndikimi i saj kanë bërë jehonë në të gjithë botën, në miliona njerëz. Ajo ka përdorur platformën e saj për të nxjerrë në pah shumë çështje globalisht dhe kohët e fundit është duartrokitur për punën e saj që promovon pranimin e komunitetit LGBTQ", thuhej në një deklaratë të zyrës së Çmimeve. (A2 Televizion)