Të drejtat në Detin e Zi, Mesdhe dhe Egje, Turqia e gatshme për gjithçka, politikisht dhe ushtarakisht

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 17:27 | Bota
Të drejtat në Detin e Zi, Mesdhe dhe Egje, Turqia e gatshme për

Turqia kërcënon se është e gatshme të bëjë gjithçka për të ruajtur të drejtat e saj në Detin e Zi, Egje dhe Mesdhe.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan lëshoi deklaratën e fortë duke nxitur dhe më tej tensionet me Greqinë për hapësirat detare.

“Turqia do t’i marrë të drejtat e saj në Detin e Zi, Egje dhe Mesdhe. Nuk do të bëjmë kurrë kompromis me atë që na përket ne, ashtu siç nuk po pretendojmë interesat, territorin apo sovranitetin e ndonjë vendi tjetër.

Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka të nevojshme, në sensin ushtarak, politik dhe ekonomik. Ftojmë homologë tanë që t’i thërrasin mendjes dhe të shmangin atë që do t’i çojë drejt shkatërrimit të tyre”, tha Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos