INSTAT raporton për ulje të papunësisë në vend, tregues që në tremujorin e dytë të këtij viti arriti 11.5%. Të dhënat tregojnë se punësimi është rritur në sektorin e shërbimeve, në atë të industrisë dhe në bujqësi. Por shumë të rinj kanë vështirësi sot të gjejnë një vend pune e mbi të gjitha një vend pune dinjitoz me të ardhura që t’iu mjaftojnë për të jetuar. Nga ana tjetër, shumë biznese ankohen se nuk gjejnë punëtorë. Kjo shpjegohet edhe me valën e re të emigrimit që ka përfshirë vendin, ku karakteristike e viteve të fundit është largimi kryesisht i të rinjve të arsimuar. I ftuar në A2 Business, për të folur mbi këtë temë, eksperti për ekonominë, Ilir Ciko. (A2 Televizion)
Të gjesh punë në Shqipëri
