Amerikania Ashley White ndodhej në katin e 17-të të pallatit ku ndodhej me pushime kur pa një skenë vërtetë të pazakontë në Myrtle Beach të Kalifornisë. Një shpend i madh, që mbante në kthetra një peshk po aq të madh, ende duke u përpëlitur.
Video bëri xhiron e rrjetit, me shumë komente që përcaktonin se cilës specie i përkiste shpendi dhe peshku.

Disa nuk ngurruan të komentonin se peshku ishte në të vërtetë një peshkaqen, por ekspertët më vonë e përcaktuan si një makarel spanjoll, dhe shpendi një shqiponjë peshkngrënëse (Pandion haliaetus). (A2 Televizion)