Gruaja pa maskë i afrohet shumë, polici e godet me grusht

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 10:46 | Kapur në kamera

Një polic në Aeroportin e Majamit është shkarkuar nga detyra pasi një video dramatike ku ai qëllonte me grusht në fytyrë një grua me ngjyrë u përhap në rrjet.

I gjithë incidenti u filmua nga kamera në trupin e një tjetër polici. Aty duket gruaja e cila pa maskë i afrohet dhe i bërtet efektivit në fytyrë. Papritur polici e qëllon me grusht në fytyrë dhe më pas e shtrin në tokë. Hetimet kanë nisur për policin pas incidentit që vjen në një moment të tensionuar pas vdekjes së George Floyd, që u shoqërua me protesta të shumta në shumë qytete amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos