Dy makina i shpëtuan përmbytjes për pak centimetra distancë, pasi një tubacion uji shpërtheu në mes të rrugës në Turqi, në qytetin turistik, Bodrum.
Video e marrë nga kamerat e sigurisë, tregojnë se papritur uji nis të dalë në mes të rrugës pak sekonda pasi një makinë kalon aty. Një tjetër mjet ndalon fillimisht kur sheh ujin që del dhe largohet kur presioni bën që uji të ngrihet disa metra lart.
Autoritetet lokale thanë se për shkak të shpërthimit në rrugë u hap një gropë rreth pesë metra e gjerë. (A2 Televizion)