Të grumbulluar me Shqipërinë, por me “mendje” te Kosova

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 14:09 | Futboll
Të grumbulluar me Shqipërinë, por me “mendje” te

Kosova luan sot ndeshjen më të rëndësishme për të në historinë e futbollit që pas pranimit në UEFA dhe FIFA, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky takim është i vlefshëm për fazën e “play off”-it të Ligës së Kombeve, ku në rast fitoreje Kosova do të ishte vetëm 90 minuta larg Kampionatit Europian të Futbollit.

Sytë nga stadiumi i Shkupit mbrëmjen e sotme nuk do të jenë vetëm të qytetarëve nga Kosova, por të të gjithë trevave shqiptare. Sigurisht, edhe lojtarët e kombëtares shqiptare, me origjinë nga Kosova, nuk bëjnë përjashtim edhe pse aktualisht janë të grumbulluar me kuqezinjtë.

“Do të shohim ndeshjen e Kosovës në Maqedoni dhe shpresojmë të fitojnë”, u shpreh Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp të së enjtes. “Shpresoj që Kosova të fitojë në Maqedoni”, tha Amir Abrashi.

Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjen në Durrës, duke u përgatitur për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=8ruxmeYKj9g

A2 CNN Livestream

Latest Videos