
Ditën e martë, qytetarët në Tiranë duhet të lëvizin pa makina. Masa vjen në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sipas qeverisë do të shërbejë në planin e kursimit.
Në bazë të këtij vendimi, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet:
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, do të ketë plane të caktuara lëvizjeje për mjetet e emergjencës dhe Policisë së Shtetit. Po ashtu, do të ketë edhe devijim të itinerarit të lëvizjes së mjeteve të linjave urbane. (A2 Televizion)