Të nuhasësh erën e djersës së tjetrit, terapia e re kundër ankthit

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 09:47 | Lifestyle
Të nuhasësh erën e djersës së tjetrit, terapia e re

Të nuhasësh erën e trupit të njerëzve të tjerë mund të jetë e dobishme në terapi për ankthin social.

Ky është studimi më i fundit i shkencëtarëve suedezë të cilët kanë nisur testimet me vullnetarët duke përdorur djersën e sqetullave në eksperimentet e tyre.

Kërkuesit pretendojnë se aroma e trupit aktivizon rrugët e trurit të lidhura me emocionet, duke ofruar një efekt qetësues,  por për momentin është ende herët të thuhet nëse kanë të drejtë apo jo.

Ata do të paraqesin disa nga gjetjet e tyre në një konferencë mjekësore në Paris që do të mbahet këtë javë.

Aromat zbulohen nga receptorët në pjesën e sipërme të hundës. Sinjalet nga këto më pas transmetohen drejtpërdrejt në sistemin limbik, një rajon i trurit që lidhet me kujtesën dhe emocionet.

Studiuesit suedezë sugjerojnë se aroma e trupit të njeriut mund të komunikojë gjendjen emocionale dhe madje të shkaktojë përgjigje të ngjashme tek të tjerët që e nuhasin atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos