Të pandarë nga lopët, por nuk e hanë kurrë mishin e tyre. Jeta e tribusë afrikane

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 17:39 | Lifestyle

Një djalë pi qumësht direkt nga gjiri i lopës ndërsa një tjetër përkëdhel brirët e demit. Pamjet nga jeta e përditshme e tribusë Mundari në Sudanin e Jugut tregohen nga fotografi Mario Gerth, i cili ka jetuar tre muaj pranë tyre.

Pjesëtarët e tribusë nomade i kalojnë ditët rreth kullotave të rajonit Sahel përgjatë lumit Nil dhe lopët i përdorin si monedhë këmbimi, por jo vetëm. Jetët e tyre janë aq shumë të ndërlidhura me kafshët, saqë lahen me urinën e tyre, pasi besojnë se i mbron nga infeksionet. Madje në njërën prej fotove, një djalë shihet duke stimuluar në një mënyrë tepër origjinale lopën që të prodhojë më shumë qumësht. Por sado e pabesueshme mund të duket ata nuk e hanë kurrë mishin e bagëtive, pasi dieta e tyre përbëhet vetëm nga qumshti dhe kosi.

Mario, nga Gjermania, tha: “Ata nuk e shohin dallimin mes lopës dhe njeriut. Hanë, flenë dhe ecin bashkë. Lopët për ta janë gjithçka, para, ushqim dhe krenari”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos