Mijëra pastiçerë në Indi u mblodhën bashkë për të gatuar një tortë që pritet të marrë certifikimin e rekordit Guinness.
Torta është 6 kilometra e 500 metra e gjatë dhe peshon më shumë se 27 mijë kilogramë. Për realizimin e saj u angazhuan 1500 pastiçerë dhe shefa kuzhine në Thrissur, të cilët kishin si synim të vetëm vendosjen e një rekordi Guinness.
Ky “gjarpër” gjigant pandispanje mbështetet në qindra tavolina që janë sistemuar nëpër qytet për të reklamuar ëmbëlsirën me vanilje dhe çokollatë.
Eventi u organizua nga Shoqata e Pastiçerive në Kerala, që tashmë pret konfirmimin nga Guinness World Record për të thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga pastiçerët kinezë në vitin 2018 që kishin gatuar një tortë me fruta të gjatë 3.2 km. (A2 Televizion)