All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, mbi 30 vite burg për Selmanin e Gacajn

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 16:32 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg dy të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-s në Tiranë. GJKKO dënoi me 28 vjet burgim për Ilir Selmanin.

Ndërsa 7 vite burgim gjykata dënoi Elvis Gaçajn. Ndaj tij janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

All - Paragraf - 3

Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit. Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta.

Kush është Elvis Gacaj?

Elvis Gacaj u arrestua në tetor të 2019-s nga Policia e Durrësit. Ai fillimisht i ka bërë rezistencë Policisë duke i ikur disa postblloqeve. Në momentin e arrestimit ai ka qenë edhe i armatosur me një armë pa leje.

All - Paragraf - 6

Emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet. Në prill të vitit 2018 ai bashkë me persona të tjerë u arrestuan në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë. Policia në atë kohë tha se ata po  bëheshin gati të kryenin një atentat, pasi u kapën me një pistoletë pa leje. Por nuk dihet se si ata kanë arritur t’i shpëtojnë drejtësisë.

Në vitin 2015 ai ishte objektiv i një atentati te “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai vetë u plagos. Elvis Gaçaj akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.

44-vjeçari u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv. Gjithashtu i arrestuari mbrëmjen e së martës në Durrës akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

All - Paragraf - 9

Ai ishte një prej tetë personave të shpallur në kërkim për këtë vrasje dhe dyshohet se ka qenë tepër aktiv në vrasjen e ish-efektivit të Policisë Malko. Në burg për këtë vrasje vazhdon të mbetet Belndi Teta, për të cilin Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga “pengim i zbardhjes së të vërtetës” në “përfshirje në vrasje”.

Kush është Ilir Selmani?

Ndërkohë, Ilir Selmani u arrestua në prill të vitit 2020, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Santiago Malkos. I dyshuar dhe si i përfshirë në klanin “Duka”, Selmani ra në prangat e policisë në afërsi të maternitetit “Koço Glizoheni”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Malkos, pasi u kap nga disa kamera sigurie teksa mblidhte mbeturina dhe i hidhte në një kosh pranë vendngjarjes.

All - Paragraf - 13

Kujtojmë se personat e përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos janë: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/02/e-kaluara-problematike-e-malkos-publikohet-video-e-plagosjes-ku-dyshohet-si-autor/
https://a2news.com/video/i-akuzuar-per-vrasje-dhe-objektiv-i-disa-atentateve-kush-eshte-elvis-gacaj/
https://a2news.com/2023/02/14/vrasja-e-santiago-malkos-arrestohet-ne-belgjike-leonard-duka/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos