
Me shumë mungesa në fushën e lojës, por me një Di Maria në formë të jashtëzakonshme, PSG e ka zhytur në krizë Realin e Madridit, duke e mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League.
Argjentinasi realizoi dy gola spektakolarë në pjesën e parë, duke i dhënë një shuplakë të fortë ish-skuadrës së tij.
Edhe pse pa Mbappe, Neymar apo Cavani-n, PSG vazhdoi edhe në pjesën e dytë të dominojë skuadrën e Zidane, e cila ishte e shpërfytyruar. Në fundin e ndeshjes Meunier vulosi rezultatin duke shënuar edhe golin e tretë. (A2 Televizion)