“Të pushojmë së shtiruri, të çojmë përpara reformën në drejtësi”, Ibrahimi: Fjalët e ambasadores janë nxjerrë nga konteksti

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 21:07 | Politikë
“Të pushojmë së shtiruri, të çojmë

“SHBA ka qenë aktor dhe vijon të mbetet një aktor që ndihmon fort në reformën në drejtësi dhe është e drejtë që fjalët e saj të marrin atë që i takon, por fjalët e saj; ‘të pushojmë së shtiruri’ janë nxjerrë nga konteksti, se duket sikur ajo që është bërë deri tani duket sikur jemi shtirur”. Këtë përgjigje dha kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi në studion e “Absolut 4”, kur u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai tha se ambasadorja është mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi dhe fjalët e saj ishin një ftesë për të vijuar me rezultatet e kësaj reforme.

“Në fakt nuk është kështu sepse ambasadorja është fanse e reformës. Kjo fjali duket si hiperkritike, por fryma e takimit nuk ishte kështu. Ajo ishte një ftesë për të shkuar më tej me rezultatet e reformës ku gjyqtarët e prokurorët japin shërbimet e tyre për shoqërinë. Sot ke një sistem dy krerësh që qeveri prokurorinë që është KLP dhe Prokurori i Përgjithshëm”.

Sipas Ibrahimit, kriteri me të cilin do të matet suksesi i reformës është drejtësia që do të marrin shqiptarët, pasi deri më tani janë krijuar vetëm kushtet për të mbërritur atje.

“Janë bërë zgjidhje dhe risi të mëdha, ndërhyrje të forta në procedura civile e penale për të përshpejtuar procesin e dhënies së drejtësisë, por të gjitha këto janë parakushte për një drejtësi më të shpejtë dhe më të ndershme dhe më të drejtë. Kriteri me të cilin do matet suksesi i reformës në fund është drejtësia që marrin shqiptarët në dyert e drejtësisë dhe ne sot kemi krijuar kushtet për të mbërritur atje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos