Herësi antikushtetues, Topallaj: Listat, 100% të hapura nëse Kodi Zgjedhor nuk ndryshon

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 14:10 | Politikë
Herësi antikushtetues, Topallaj: Listat, 100% të hapura nëse Kodi

Bindja Demokratike ishte një nga dy subjektet zgjedhor që iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese dhjetorin e kaluar për herësin e zgjedhjeve të kandidatëve, vendim të cilin gjykata e mori një ditë më parë.

Fabian Topallaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, ishte i ftuar në Ditarin në A2 nga ku u shpreh se nëse Kodi Zgjedhor nuk do të pësojë ndryshime, por do të zbatohet si e ka lënë gjykata, atëherë listat janë 100% të hapura.

“Herësi ishte një hile që u bë në mënyrë të njëanshme nga PS vetëm për të përmbushur qëllimin e tyre për të prishur koalicionet siç ishin më përpara. Bindja, e cila është krijuar me qëllimin e ndryshimit, e çoi këtë betejë deri në fund dhe e them me plot gojën që kemi marrë një sukses.

https://a2news.com/video/gjykata-kushtetuese-rrezon-heresin-per-shperndarjen-e-mandateve/

Duhet parë deri ku ka arritur arsyetimi i Gjykatës. Vota preferenciale duhet të jetë e barabartë. Kështu është kushtetuta. Jo dosmosdoshmërisht Kushtetuesja mund të ketë arritur deri në këtë arsyetim. Ne do të duhet të bëjmë një rregullim të ri ligjor dhe nga aspekti politik, ata do të provojnë se sa të sinqertë kanë qenë kur shpreheshin se donin lista plotësisht të hapura”.

Më tej, Topallaj sqaroj se nëse Kodi Zgjedhor do të zbatohej kështu si e ka lënë gjykata, listat janë 100% të hapura, por unë mendoj se Kushtetuesja do të lërë detyrë për plotësimin e kuadrit ligjor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/01/heresi-antikushtetues-hoxha-jo-me-politikane-tigra-prej-letre-por-njerez-me-shtylle-kurrizore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos