Të rejat nga Hollywood, filmi “Jojo Rabbit” drejt Oscar-it, çmim në Kanada

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 16:45 | Showbiz
Të rejat nga Hollywood, filmi “Jojo Rabbit” drejt Oscar-it,

Filmi kontrovers “JoJo Rabbit” i Taika Waititi mori një nderim mjaft të rëndësishëm: çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Waititi shkruajti regjinë, drejtoi dhe luajti personazhin e Adolf Hitlerit, mikun imagjinar të një djali gjerman, mamaja e të cilit po fshihte një vajzë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fituesit e mëparshëm të “People’s Choice” në Toronto janë pasuar nga suksesi në çmimet Oscar dhe nderime të tjera, përfshirë fituesin e vitit të kaluar, “Green Book”.

Javier Bardem paraqiti një tjetër lloj filmi në Toronto: “Sanctuary”, një dokumentar për klimën, të cilën e prodhoi dhe narratoi vetë. Dokumentari fokusohet në përpjekjet e grupeve pro mjedisit për të krijuar zonën e sigurt detare më të madhe të botës në ujërat e Antarktidës që po nxehen me shpejtësi.

Post Malone është rikthyer në majë! “Hollywood Bleeding” është albumi i dytë i reperit që renditet në vendin e parë të klasifikimit amerikan. 4 këngë të këtij albumi gjenden tashmë në 10 vendet e para të klasifikimit dhe “Hollywood Bleeding” ka dëgjueshmërinë më të lartë se çdo album tjetër të publikuar këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos