
Fatura sesa mund të kushtojë do të përcaktohet brenda nëntorit. këtë të shtunë KQZ përcaktoi kriteret që duhet të ketë pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve, e vendosur në çdo qendër votimi, pjesë e teknologjisë që është dakordësuar të përdoret në 25 prill.
Pajisja elektronike e identifikimit, nuk do të punojë online, për të shmangur ndonjë hakerim të mundshëm dhe tjetërsim të dhënave. Ajo do të përmbajë listën totale të zgjedhësve , së bashku me foton dhe shenjat e tyre të gishtërinjve, të lëshuara gjatë aplikimit për kartë identiteti apo pasaportë. pas hapjes së procesit të votimit, nëpërmjet një kodi të posaçëm , në sistem shfaqen vetëm të dhënat e votuesve të asaj qendre.
Në vend të firmës në regjistër, votuesi do të mjaftohet vetëm duke vendosur shenjën e gishtit, për të marrë fletën e votimit. në fund të procesit, pajisja duhet të printojë listën e të gjithë shtetasve që kanë votuar në atë qendër. ndërkohë që kompania prej nga ku do të blihen pajisjet , duhet të ketë përvojë në zgjedhje në shtetet me numër më të madh votuesish se Shqipëria.
Në projekt buxhetin e 2021-shit, është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh për zgjedhjet dhe 137milionë për funksionimin e KQZ, që këtë vit është ndarë në 3 nivele. Ndërkohë fondi i kontigjencës prej nga ku mundtë paguhet dhe teknologjia, në buxhet është parashikuar 4 miliard lekë. (A2 Televizion)