Tension në Tropojë, thyhet me forcë dera e KZAZ-së

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 13:57 | Politikë
Tension në Tropojë, thyhet me forcë dera e KZAZ-së

Punonjës të Policisë Bashkiake të Tropojës dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë thyer me forcë derën e KZAZ-së nr.9, e cila ishte vendosur në ambientet e muzeut të qytetit.

Ky veprim erdhi pas disa shkresave që bashkia i kishte dërguar anëtarëve të KZAZ-së për të liruar ambientet dhe për të dorëzuar materialet në bashki, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës që ka zhdekretuar datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Gjatë mësymjes, pati përplasje fizike me forcat e policisë. Materialet e kutive të votimit janë hedhur, ndërsa kompjuterat janë dërguar në ambientet e bashkisë.

Pas Shkodrës, Tropoja është qyteti i dytë ku bashkia përplaset me policinë për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos