Tension te Napoli, Ancelotti dhe lojtarët rebelohen kundër presidentit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 12:49 | Futboll
Tension te Napoli, Ancelotti dhe lojtarët rebelohen kundër presidentit

Te Napoli ka tashmë një çështje, sidomos pas barazimit zhgënjyes ndaj Salzburgut në Champions.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u largua nga stadiumi pa lënë gjurmë, duke refuzuar të flas përpara mediave.

Të njëjtën gjë bënë edhe futbollistët, të cilët me një vendim unanim, nuk u kthyen në grumbullim, por shkuan në shtëpitë e tyre. Veprimi erdhi si pasojë e rebelimit të lojtarëve dhe trajnerit të Napolit kundrejt presidentit De Laurentis, i cili kërkoi që skuadra të qëndrojë në grumbullim pas humbjes në kampionat ndaj Romës edhe pse në qytetin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos