Tensionet e krijuara në veri të Kosovës që pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit për targat, janë përshkallëzuar gjatë natës. Në Zubin Potok, qytet 20 kilometra nga Mitrovica, serbët kanë djegur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Ndërsa një tentativë për të bërë diçka të tilla ka ndodhur edhe në Zveçan, ku Qendra e Regjistrimit është sulmuar me granata dore. Referuar kësaj ngjarje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se po cenon paqen në vend. Sipas tij, hetimet paraprake faktojnë se sulmet që janë kryer në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan ishin të qëllimshme. Ndwrsa ministri i Brendshëm serm Aleksandar Vulin u përgjigj duke fyer Kurtin. “Duhen dy veta për të bërë paqe, por një budalla është mjaftueshëm për të bërë luftë dhe konflikt. Dhe ai budalla qëndron në Prishtinë dhe i përgjigjet emrit Albin Kurti”, tha Vulin. (A2 Televizion)
Tensione në Kosovë | Kurti: Serbia provokon, Vulin: Mjafton një budalla për të nisur luftën
