Tensionet Kosovë-Serbi, Stoltenberg takon Kurtin dhe Vucic më 17 gusht

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 16:37 | Kosova
Tensionet Kosovë-Serbi, Stoltenberg takon Kurtin dhe Vucic më 17 gusht

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vucic, më 17 gusht.

Takimet do të zhvillohen një ditë para raundit të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.

Sipas njoftimit të aleancës ushtarake, Stoltenberg do të takohet fillimisht me Vucic dhe më pas me Kurtin.

Pas çdo takimi janë parashikuar edhe konferencë për shtyp. Takimi në Bruksel do të zhvillohet pas rindezjes së tensioneve në veriun e Kosovës,  në prag të hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit në kufi.

Stoltenberg deklaroi atëherë se trupat e KFOR-it ishin të përgatitura për të ndërhyrë nëse do të rrezikohej stabiliteti I vendit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos