Tensionet në Kosovë, fillon largimi i automjeteve në Rudarë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 15:19 | Aktualitet

Pas më shumë se dy javësh që mbajtën Kosovën në bllokadë dhe tension, ka nisur heqja e barrikadave në Rudarë, në rrugën që të çon në pikën kufitare të Jarinjës. Më herët gjatë ditës, u lirua edhe kalimi në pikën kufitare të Merdarës, pasi u larguan mjetet e tonazhit të rëndë që kishin bllokuar rrugën nga ana serbe. Gjithashtu u hoqën mjetet në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos