Tentativa për vrasje e Gjon Menës, caktohet masa për Cukalin dhe kushërinjtë Jamaku

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 12:00 | Kronikë
Tentativa për vrasje e Gjon Menës, caktohet masa për Cukalin dhe

Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Gjergj Cukalin dhe kusherinjtë Enver dhe Ermond Jamaku, të akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të Gjon Menës në Kamëz.

Të dyshuarit dolën para Gjykatës së Posaçme për vlerësim të masës, për shkak se dosja e tyre i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Nga hetimi rezultoi se atentati i 9 marsit, ku në mjetin e Menës u shpërthye një sasi eksplozivi, që nuk i rrezikoi jetën, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

https://a2news.com/2021/03/03/atentati-ndaj-gjon-menes-a2-siguron-deshmine-e-te-pandehurit-enver-jamaku/

Në seancë, Cukali ka mohuar akuzën, duke u shprehur se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe as njohje me Gjon Menën.

Atentati ndaj Menës u zbardh falë bashkëpunimit me prokurorinë të Enver Jamakut. Ai pranoi se i ishin premtuar 30 mijë euro nga Cukali për t'i montuar dhe shpërthyer një sasi eksplozivi në mjetin e Menës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos