Tentoi të korruptonte gjyqtarin, arrest shtëpie për ish-presidentin francez Sarkozy

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 14:51 | Bota
Tentoi të korruptonte gjyqtarin, arrest shtëpie për

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, dhe avokati i tij Thierry Herzog janë dënuar me 4 vjet arrest shtëpie për tentativën e korrupsionit aktiv ndaj gjykatësit, Gilbert Azibert. Dënimi është përgjysmuar në 2 vjet.

Sipas akuzës, Sarkozy i ka ofruar gjykatësit, që u dënua bashkë me Sarkozy, një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacioneve për një çështje korrupsioni që përfshinte partinë e tij.

Sarkozy do të kalojë dënimin në shtëpi, e do të ketë në këmbë ato që cilësohen si pranga elektronike. Sarkozy pritet të apelojë vendimin, që shkakton një "tërmet" në politikën franceze.

Sarkozy është një figurë e dashur e së djathtës, dhe mendohej që mund të kandidonte ose të kishte ndikim domethënës në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos