Tërheqja nga Korporata e Investimeve, Preçi: Një nga dështimet e shumta

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 15:15 | Ekonomi
Tërheqja nga Korporata e Investimeve, Preçi: Një nga

Ministria e Financave po tenton të bëjë një dalje elegante nga nisma e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Në sytë e ish-ministrit të Ekonomisë, Zef Preçi, kjo nuk është aspak një lëvizje e papritur, duke marrë parasysh faktin e Korporata është anashkaluar shpeshherë vitet e fundit në privatizimin e disa aseteve shtetërore.

Preçi madje i sugjeron qeverisë, që përtej ndryshime të kërkuara në ligj, të heqë dorë tërësisht. “Uroj dhe shpresoj që qeveria të heqë dorë nga krijimi i këtyre mekanizmave jo karakteristike për ekonomitë e tregut. Është koha për ta abroguar këtë ligj dhe për ta konsideruar si një nga dështimet e shumta. Gjatë dekadës së fundit jemi përballur me një numër dështimesh sidomos në fushën e ekonomisë”, thotë Preçi për A2 CNN.

Edhe debatin e zbuluar për pagat e larta për drejtuesit e Korporatës, Preçi e sheh si një tentativë për t’u zhveshur nga përgjegjësia për shpenzimet e panevojshme dhe kostot e mëdha që i janë krijuar buxhetit. “Është një përpjekje që Ministria e Financave të rrisë distancën institucionale, pra të shmangë përfoljen”, thotë Preçi.

Projekti i Korporatës së Investimeve u kontestua nga institucionet ndërkombëtare që në momentin e hartimit të tij, me argumentin se devijonte parimet e konkurrencës së lirë, ndërsa shihet edhe sot si një risk i shtuar për financat publike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/20/kosto-dhe-paga-te-larta-ministria-e-financave-terhiqet-nga-korporata-e-investimeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos