Tërmet 6.3 ballë Rihter në Kolumbi, të gjithë banorët dalin në rrugë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 20:39 | Bota

Një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter është regjistruar në Kolumbi, duke shkaktuar panik te banorët.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe zgjatën për disa sekonda, duke bërë qindra njerëz që të braktisnin banesat e të dilnin në rrugë.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të mëdha.

Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë bëri me dije se tërmeti u ndoq nga disa paslëkundje të tjera që ishin më të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos