“Tërmet” në Londër, Chelsea “ngrin” në dy merkatot e ardhshme

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 15:06 | Futboll
“Tërmet” në Londër, Chelsea “ngrin”

Tronditet skuadra angleze e Chelsea-t, të cilëve i bllokohen dy dritaret e ardhshme të transferimeve të lojtarëve.

“Blutë e Londrës” nuk mund të nënshkruajnë me asnjë futbollist deri në verën e vitit 2020. Ky është vendimi i dhënë nga FIFA pas shkeljes së rregullores që lidhet me afrimin e lojtarëve nga akademia e moshave.

Chelsea disponon 3 muaj kohë për të ankimuar vendimin çka do të thotë se anglezët mund të veprojnë në merkato deri në një përgjigje përfundimtare.

Problemi nuk mbaron këtu sepse praktikisht, Higuain duhet të rikthehet në verë tek Juventus, ndërkohë që edhe kalimi i Hazard tek Real vihet në pikëpyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos