
Mbi 1500 persona raportohet të kenë humbur jetën deri tani, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Lëkundjet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të shumta edhe në Siri. Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër tërmet me magnitudë 7,7 goditi vendin rreth mesditës, duke rënduar edhe më shumë bilancin. Në pamjet e siguruara nga Reuters duket momenti tragjik kur një pallat shembet pas goditjes së dytë që mori vendi, teksa njerëzit e tmerruar vrapojnë nëpër rrugë. Malatya është një qytet i rëndësishëm në lindje të Anadolit. (A2 Televizion)