
Një aksident i frikshëm, që fatmirësisht përfundoi pa viktima. Kamerat e brendshme të një autobusi kanë filmuar minutat e tmerrit kur mjeti përfundoi në një liqen dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi të mërkurën në Malatya të Turqisë. Shoferi shihet teksa humbet kontrollin dhe bie në liqen teksa përpiqej të hipte në traget.
Në autobus ishin 7 persona, të cilët i zuri të gjithë paniku, por fatmirësisht arritën të dilnin nga mjeti teksa ai zhytej në ujë. Autoritetet thanë se nuk pati viktima, ndërsa të gjithë personat brenda autobusit u dërguan në spital për verifikime. (A2 Televizion)